Real Madridi shpallet kampion i Europës

Real Madridi shpallet kampion i Europës

23:01, 20/05/2018

Real Madridi fiton në finalen e madhe të Euroligës në basketboll për meshkuj, duke mposhtur në një ndeshje dramatike Fenerbahçen e Stambollit.

Në ndeshjen e luajtur në Beograd, klubit nga kryeqyteti spanjoll fiton me rezultat të ngushtë 85-80.

Kjo e bën ekipin nga Madridi skuadrën më të suksesshme në Europë, duke fituar titullin e dhjetë në këtë garë.

Në pjesën më të madhe ndeshja ishte e baraspeshuar. Reali u shkëput në çerekun e tretë ndaj Fenerbahçes në epërsi deri në 10 pikë, të cilën arriti ta menaxhojë deri në fund të ndeshjes.

Për të ardhur në finale, Real Madridi mposhti CSKA Moskë me rezultatin 92-83, ndërsa skuadra turke mposhti ekipin nga Lituania, Zalgiris Kaunas, me rezultatin 76-67.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco