VIDEO/ Interi pas 6 vitesh në Champions League, De Vrij tradhton Lazion

VIDEO/ Interi pas 6 vitesh në Champions League, De Vrij tradhton Lazion

22:44, 20/05/2018

Në “Olimpico” u luajt ndeshja e fundit e Serie A mes Lazios dhe Interit, ku të dy ekipet luftuan për një vend në Champions League, shkruan Syri.net.

Interi fitoi 3-2, duke bërë një përmbysje të çmendur, që i siguron biletën e Championsit.

Icardi dhe Vecino ishin heronjtë e zikaltërve, duke shënuar dy herë në pjesën e dytë e duke dërguar ekipin nga Milano pas 6 vitesh në Ligën e Kampioneve.

Lazio udhëhoqi 2-1 në pjesën e parë me golat e Marusic (9’) dhe Anderson (41’), por penalltia e shkaktuar nga De Vrij, i cili sezonin tjetër do të luajë me Interit, i hapi rrugën dështimit.

Icardi nga pika e bardhë barazoi 2-2 dhe më pas Vecino me kokë shënoi golin e fitores për Interin, i cili e mbyll sezonin në vend të katërt.

Lazio mjaftohet me Europa League.

/ Florian Behlula/ Syri.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco