VIDEO/ Drita e Gjilanit shpallet kampione e Kosovës, Prishtina e dyta

VIDEO/ Drita e Gjilanit shpallet kampione e Kosovës, Prishtina e dyta

18:01, 20/05/2018

Drita e Gjilanit është kampione e Kosovës për sezonin 2017-2018.

Për t’u shpallur kampion, Dritës i mjaftoi barazimi kundër Prishtinës në javën e fundit, ndeshje që u mbyll 0-0 në stadiumin “Shani Haxhiislami”.

Skuadra kryeqytetase luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 32-të e takimit.

Debatik Curri, mbrojtësi i Prishtinës, u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Xhevdet Shabani.

Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 javëve pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco