Volejboll Femra/ Rikthehet tradita, Kombëtarja shkëlqen në European League

Volejboll Femra/ Rikthehet tradita, Kombëtarja shkëlqen në European League

16:57, 20/05/2018

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra fitoi sot pastër sfidën ndaj Gjeorgjisë, 3-0 me sete.

Ndeshja e zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë, pa vajzat e trajnerit Altin Martiri të bënin një paraqitje të shkëlqyer, dhe duke marrë një fitore mëse të merituar në European League.

Seti i parë nisi i ekuilibruar, por më pas gjatë lojës ishte Bici e papërmbajtshme në parket, dhe ky seti i parë u mbyll me fitoren 25-16.

E njëjta situatë edhe në setin e dytë, volejbollistet kuqezi shkëputen herët dhe nuk lejojnë vendaset të rivalizojnë.

Loja e mirë kolektive bën diferencën në fushë, luhet mirë në mbrojtje dhe loja në bllok është efikase.

Shqipëria fiton 25-18 dhe udhëheq 2-0 me sete. Më i bukur seti i tretë, ku vendaset rivalizojnë fort, madje udhëheqin deri në 21-18.

Ky është momenti kyç i takimit, pasi këtu loja ndërron kah. Vajzat kuqezi marrin 5 pikë radhazi, falë edhe disa shërbimeve të mira të Marinës, duke përmbysur shifrat dhe fitojnë 25-22 e krejt takimin 3-0.

Festë kuqezi në parket, që e nisin mbarë këtë aventurë europiane. Një lojë e mirë kolektive, që dha frytet e saj në këtë takim.

Sfida e radhës do të jetë në Tiranë, më 23 maj ndaj Austrisë.

Rezultati

Gjeorgji – Shqipëri 0-3 (16-25, 18-25, 22-25)

Shqipëria

Bici, E. Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani

Trajner: Altin Martiri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco