Materazzi: Lazio favorite, por Interi ka përparësinë që e di se i duhet vetëm fitorja

Materazzi: Lazio favorite, por Interi ka përparësinë që e di se i duhet vetëm fitorja

15:15, 20/05/2018

Marco Materazzi beson se fakti që Interi e di se vetëm fitorja i kryen punë ndaj Lazios mund të jetë përparësi.

Dy ekipet përballen në Stadio Olimpico sonte mbrëma në atë që është sikur një ndeshje playoffi se kush kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt.

Ekipi i Simone Inzaghit ka nevojë për vetëm një barazim, por legjenda e Interit beson se Nerazzurët mund të shfrytëzojnë përparësinë psikologjikë që e dinë se vetëm fitorja u duhet, teksa thotë se Icardi mund të jetë vendimtar.

“Lazio është favorite sepse po luan në shtëpi dhe ka dy rezultatet nga tre të mundshmet në favor”.

“Por, Interi është më i fortë si ekipi dhe është i obliguar të fitojë, e kjo mund të jetë një përparësi. Menaxhimi i lojës nuk është ana më e fortë e Lazios”.

“Lazio nuk mund të nisë duke sulmuar. I shoh 20 minutat e para të ngushta, është vitale që Interi të mos pranojë gol”.

“Icardi mund të jetë vendimtar, ai ishte kritikuar pa të drejtë ndaj Sassuolos”.

“Ai do të luaj ndeshjen e karrierës në Romë pasi dëshiron Ligën e Kampionëve më shumë se të gjithë ne”, deklaroi Materazzi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco