Gjyqtari i ndeshjes Brazil-Gjermani (1-7) ndryshon profesion, merr licensën për...

Gjyqtari i ndeshjes Brazil-Gjermani (1-7) ndryshon profesion, merr licensën për...

13:46, 20/05/2018

Më 8 korrik të vitit 2014, në Belo Horizonte të Brazilit, u regjistrua një nga rezultatet më të papritura të historisë së futbollit dhe veçanërisht në Kupën e Botës. Në gjysmëfinale, Gjermania mundi 7-1 Brazilin, vendin organizator dhe u kualifikua për në finale. Nëse kjo ndeshje do të kujtohet gjithnjë, sidomos nga fansat gjermanë, pakkush mban mend se cili ka qenë gjyqtari i këtij takimi. Kjo përballje u drejtua nga meksikani Marco Antonio Rodriguez, që njihet edhe me nofkën Chiquimarco (i ngjason një personazhi televiziv).

Një javë pas atij takimi, gjyqtari vendosi të largohet nga futbolli dhe të vijojë jetën private larg sportit, por duket se ky ka qenë një vendim i përkohshëm. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, gjyqtari i atij takimi ka vendosur të bëhet trajner, ndërkohë që muajt e fundit ka qenë në Spanjë për të studiuar dhe ka marrë licensën. Ish-gjyqtari ka thënë se është gati për këtë aventurë të re, por problemi më i madh për të është të gjejë një ekip, pasi nuk e njohin të gjithë.

Marco Antonio Rodriguez kërkon që dikush t’i japë mundësinë të nisë të drejtojë, pasi ambicjet e ish-gjyqtarit nuk mungojnë. Me siguri nuk do të kërkojë të drejtojë një klub brazilian, pasi në këtë vend nuk e duan shumë edhe pse nuk ishte aspak fajtor i asaj humbje të thellë të kombëtares “selecao”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco