Seria A ul siparin, diskutohet Championsi dhe mbijetesa

Seria A ul siparin, diskutohet Championsi dhe mbijetesa

12:57, 20/05/2018

Kampionati italian do të ulë siparin mbrëmjen e sotme, teksa pritet të japë edhe verdiktet finale, në lidhje me skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe ekipin që do të shoqërojë Beneventon me Veronën në Serinë B.

Plot 5 skuadra, si Crotone, Spal, Udinese, Cagliari dhe Chievo, janë në vallen e mbijetesës dhe do të synojnë fitoren në takimet respektive të ditës së sotme, ndonëse pikërisht të parët kanë më pak shanse t’ia dalin, pasi luajnë në transfertën e vështirë të Napolit.

Milani dhe Atalanta e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League, por sot do të duelojnë në distancë për të përcaktuar se kush do të kualifikohet direkt në këtë kompeticion dhe kush do ta nisë nga turi paraeliminator. Bergameskët janë më të favorizuar pasi udhëtojnë në Sardenjë, përballë Cagliarit, ndërsa kuqezinjtë e Gattusos do të presin Fiorentinën.

Ndeshja me e rëndësishme e javës është ajo mes Lazios dhe Interit, dy skuadra që do të duelojnë deri në minutën e fundit, për të përcaktuar skuadrën e 4-t që do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Kryeqytetasit kanë avantazhin e 3 pikëve dhe luajnë për dy rezultate sot, ndërsa zikaltrit e Spallettit janë të dënuar të fitojnë, për të arritur objektivin sezonal, rikthimin në kompeticionin e më të mirëve të Europës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco