Mbyllet Ligue 1, Lion dhe Monaco në Champions, Marseille në Europa League

Mbyllet Ligue 1, Lion dhe Monaco në Champions, Marseille në Europa League

12:24, 20/05/2018

U luajtën 90 minutat e fundit në kampionatin francez 2017/2018. Monaco fitoi 3-0 në fushën e Troyes dhe e mbylli Ligue 1 në vendin e dytë. Skuadrës së “Principatës” i mjaftonte një barazim, gjithsesi mori tre pikët në saj të dygolëshit të shënuar nga Rony Lopes, nga një në çdo pjesë loje dhe golit të Jordi Mbolua në minutën e fundit.

Ndërkohë, Lyon fitoi me përmbysje, 3-2 ndaj Nice dhe siguroi vendin e tretë që i jep mundësinë të shkojë direkt në fazën me grupe të Champions League.

Plea kaloi në avantazh Nice, por Lyon përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me tregolëshin e Memphis Depay, i cili e mbylli kampionatin me 19 gola. Golin e dytë për Nice e shënoi sërish Plea, në minutën e fundit.

Marseille fitoi 2-1 ndaj Amiens, por duhet të pajtohet me një vend në Europa League, atje ku sivjet shkoi deri në finale, ku u mposht nga Atletico Madrid me rezultatin 3-0. Skuadra e Rudi Garcia e mbylli kampionatin në vendin e katërt. Ekipet e tjera franceze që do të shkojnë në Europa League janë Rennes dhe Bordeuax.

Paris SG barazoi pa gola ndaj Caen, në ndeshjen e fundit për Unai Emery me kampionët e Francës. Vendin e tij do ta marrë Tomas Tuchel.

Mes verdikteve të tjera në Ligue 1 u mësua se Tolouse do të luajë “play out” për mbijetesë, teksa Troyes dhe Metz rikthehen në Ligue 2.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco