Ozil dhe Gundogan detyrohen të shpjegohen para presidentit gjerman pas fotove me Erdoganin

Ozil dhe Gundogan detyrohen të shpjegohen para presidentit gjerman pas fotove me Erdoganin

11:20, 20/05/2018

Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan u takuan dje me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për t’u sqaruar rreth fotografive kontroverse me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Partia në pushtet në Turqi, AK, publikoi ditë më parë fotografi të mesfushorit të Arsenalit dhe atij të Manchester Cityt, me Erdoganin para zgjedhjeve në Turqi.

Shumë politikanë gjermanë thanë se dyshja po e përkrah Erdoganin në zgjedhjet që do të mbahen atje, gjë e cila mohohet nga të dy.

“Ilkay Gundogan dhe Mesut Ozil shprehen dëshirën për të më vizituar. Ka qenë me rëndësi për të dy për ta sqaruar keqkuptimin e shkaktuar”, Steinmeier shkroi në një postim në Facebook-un e tij, të cilit ia bashkëngjiti edhe një fotografi nga takimi me dyshen.

Steinmeier theksoi se Ozil dhe Gundogan e kanë afirmuar besnikërinë e tyre për Gjermaninë gjatë takimit.

“Jam rritur këtu dhe i jam besnik vendit tim”, Ozil citohet të ketë thënë, derisa Gundogan ka thënë: “Gjermania është vendi im dhe ekipi im”.

Ozil dhe Gundogan u kritikuan ashpër për takimin dhe fotografinë me Erdoganin, të cilit i dhuruan nga një fanellë me nënshkrimin e tyre.

“Pse Gundogan luan për ekipin kombëtar të Gjermanisë, nëse e njeh Erdoganin si president të vetin?”, ka shtruar pyetje politikania e AfD-së, Beatrix von Storch.

Gjermania e ka kritikuar dhe e kundërshton ashpër luftën e Turqisë ndaj atyre që nuk pajtohen me politikat e saj që prej puçit të dështuar dy vite më parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco