FOTO/ Parrulla fyese dhe provokuese, Napoli kundër Juves

FOTO/ Parrulla fyese dhe provokuese, Napoli kundër Juves

09:46, 20/05/2018

Napoli ka kritikuar ashpër lojtarët e Juventusit për sjellje fyese dhe të turpshme gjatë festimit të titullit të kampionit në Serinë A.

Juventus ngriti trofeun e Serisë A dhe Kupën e Italisë të shtunën pasdite në “Allianz Stadium” dhe më pas festimet i vazhdoi me një autobus të hapur në qytet.

Gjatë festimeve, disa lojtarë të “Zonjës së vjetër” përfshirë Blaise Matuidi dhe Douglas Costa publikuan pamje live në Instagram duke kapur në kamera parrulla shqetësuese.

Aty u panë arkivol të vizatuar në pankarta me emrin e anësorit të Napolit, Lorenzo Insigne.

“Jemi vërtet të tmerruar nga sjellja fyese dhe e turpshme e disa prej lojtarëve të Juventusit”, thuhet në komunikatën e Napolit në Twitter.

“Këto janë gjeste serioze që e cenojnë dinjitetin e një populli dhe një napolitani si Insigne. Është e papranueshme”.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco