FOTO/ 33 topa gati për t'u dërguar në Moskë

FOTO/ 33 topa gati për t'u dërguar në Moskë

07:32, 20/05/2018

33 topa simbolikë futbollit, të krijuara nga artistë meksikanë dhe të huaj por me motive, lojtarë e simbole të shteteve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi do të zbukurojnë avenynë kryesore të Meksiko Cityt për një muaj.

Kampionati botëror në futboll mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi ndaj në fund të këtij muaji, këta topa do të dërgohen në Rusi dhe do të shfaqen në Sheshin e Kuq nga 14 qershori.

33 topat korrespondojnë me shtetet që marrin pjesë në garë dhe kjo vepër arti u inspirua nga Katari e që do të jetë nikoqir i po të njëjtës garë në vitin 2022.

Artistë nga Meksika dhe jashtë vendit, përfshirë njërin nga Egjipti kanë përdorur ngjyra të ndezura por edhe art popullor, simbole e flamuj, për të paraqitur sa më mirë shtete pjesëmarrëse.

Ekspozita natyrisht se ka për qëllim të promovojë artin meksikan mes mijëra shikuesve që do të udhëtojnë në Rusi për të përkrahur ekipet e tyre.  Para se të dërgohen në Rusi topat u ekspozuan në avenynë Reforma. Madje kjo ekspozitë u përshëndet edhe nga mariaçit.  Udhëtimi i topave për në Rusi do të fillojë me 26 maj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco