Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Nga Ibra te heroi i finales së Botërorit 2014, Gotze. Yjet që nuk morën ftesë për në Rusi

Nga Ibra te heroi i finales së Botërorit 2014, Gotze. Yjet që nuk morën ftesë për në Rusi

18:19, 16/05/2018

Gjatë këtyre ditëve shumë ekipe përfaqësuese po zyrtarizojnë edhe listat me lojtarët që do të marrin me vete për në Kupën e Botës në Rusi.

Por, në këto lista ka edhe emra të mëdhenj të futbollit që nuk kanë marrë një ftesë për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të globit.

Për Ibrahimoviç përflitej shumë se mund të rikthehej tek Suedia për këtë Botëror, edhe pse më parë kishte deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja.

Më pas, tek Gjermania, trajneri Low ka lënë jashtë Mario Gotzen dhe Wagner, apo edhe Emre Can.

Tek Anglia, Jack Wilsheer dhe Jo Hart janë lënë jashtë nga trajneri Southgate.

Tite i Brazilit la jashtë Alex Sandron, ndërsa ai Sampaoli tek Argjentina, vendosi të mos i japë një ftesë Erik Lamelës, ndërsa në dyshim janë edhe dy emra të mëdhenj, si Dybala dhe Icardi.

Me gjithë këto emra që nuk do të marrin pjesë në Botëror mund të formohet një super formacion.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco