Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FSHF merr këto vendime për sezonin e ri të Superiores dhe Kategorisë së Parë

FSHF merr këto vendime për sezonin e ri të Superiores dhe Kategorisë së Parë

16:28, 16/05/2018

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ditën e sotme se Komiteti Ekzekutiv ka përcaktuar zyrtarisht datat e fillimit dhe të mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik për Kategorinë Superiore dhe të Parë.

Sektori përkatës vendosi që Kategoria Superiore e edicionit 2018-2019 të nisë në datën 19 gusht 2018 dhe të përfundojë në 25 maj 2019.

Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më 26 janar të vitit 2019.

Edicioni i ardhshëm i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019.

Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco