Guri sot në Belgjikë për testet mjekësore, zbulohet shifra që fiton Kukësi

Guri sot në Belgjikë për testet mjekësore, zbulohet shifra që fiton Kukësi

09:48, 16/05/2018

Sindrit Guri do të jetë pjesë e kampionatit belg sezonin e ardhshëm, pasi më në fund skuadra e Kukësit ka pranuar ofertën e klubit belg të Ostendes.

Presidenti Gjici ka lëshuar në aspektin financiar, pasi është tërhequr nga kërkesa për të marrë 1 milion euro nga shitja e kartonit të 24-vjeçarit, që ishte vënë si kusht primar.

Në bazë të kontratës që do të firmoset gjatë ditës së sotme, pasi lojtari të mbërrijë në Belgjikë dhe të kryejë vizitat mjekësore, Kukësi do të përfitojë 710 mijë euro dhe 20 për qind të kartonit të futbollistit, në rast se ai transferohet jashtë vendit. Ndërsa vetë lojtari do të përfitojë 250 mijë euro në sezon për një kontratë trevjeçare, shkruan Panorama.

Një shifër e majme kjo për lojtarin që ka bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionat. Me transferimin jashtë vendit, Guri pritet të fitojë edhe një vend në Kombëtaren e drejtuar nga Panuçi. Italiani e ka ndjekur sulmuesin nga afër në ndeshjen ndaj Teutës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco