Berlusconi shtang tëgjithë: Do ta riblej Milanin, ja çfarë po ndodh

Berlusconi shtang tëgjithë: Do ta riblej Milanin, ja çfarë po ndodh

08:58, 27/04/2018

Dashuria mes Milanit dhe Silvio Berlusconit duket se nuk do të shuhet kurrë.

Ish-presidenti legjendar i Milanit, gjatë një takimi politik në Udine deklaroi se do ta riblejë Milanin.

"Më duket se do të përfundoj sërish duke blerë Milanin, për ta ringritur edhe një herë këtë perandori. Situata që po kalon klubi nuk është aspak e favorshme.”

Nuk dihët nëse kjo është thjeshtë një batutë e “kavalierit”, apo një reagim serioz i tij.

Në Itali ndërkohë, shitjen e Milanit e lidhin edhe me rënien e votave për “Forza Italia”, lëvizja që drejton Berluskoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco