Enrique revolucion te Arsenali, 200 mln sterlina për blerje të mëdha

Enrique revolucion te Arsenali, 200 mln sterlina për blerje të mëdha

08:44, 27/04/2018

Arsenali ka vendosur në dispozicion 200 milionë sterlina nëmënyrë që Luis Enrique të blejë lojtarë të rinj gjatë merkatos së verës.

Luis Enrique është një ndër kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Arsenalit këtë verë, pasi Arsene Wenger do të largohet në fund të sezonit aktual.

Sipas “The Sun”, ish trajneri i Barcelonës ka kërkuar nga drejtuesit e klubit së paku 200 milionë sterlina për transferime, ndërsa e ka bërë të qartë se vetëm njëri nga Pierre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette do të qëndrojë, gjithmonë nëse nuk e pranojnë stolin.

The Sun shkruan se mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, është lojtari i parë që Enrique e do në “Emirates”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco