Skandal/ Gjyqtari vidhte lojtarët në dhomat e zhveshjes

Skandal/ Gjyqtari vidhte lojtarët në dhomat e zhveshjes

23:42, 26/04/2018

Gjykata në Xinizio de Lima ka dënuar gjyqtarin Jose Alberto A. M, gjithashtu punonjës i policisë, që ka përfituar nga roli i tij i gjyqtarit në “kampionatin e veteranëve” për t’i vjedhur paratë futbollistëve në pesë qytete spanjolle Cea, Cartelle, Sarreaus, A Peroxa dhe San Cibrao das Vinas.

Nga maji deri në nëntor të vitit 2015, ai arriti të vjedhë një shumë totale prej 1795 eurosh, derisa u kap në flagrancë dhe u detyrua të dilte para gjykatës.

Ai do ta kthejë gjithë këtë shumë, për më tepër do të paguajë edhe një gjobë prej 2200 eurosh, e cila do t’i shmangë dënimin prej 9 muajsh heqje lirie, ashtu si e parashikon ligji spanjoll.

Çuditërisht, pavarësisht nga ky veprim, gjyqtarin nuk është pezulluar nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe vazhdon të gjykojë në kategoritë amatore, por jemi të bindur se ekipet do ta mbyllim me çelës dhomën ku do të ndërrohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco