Skënderbeu nuk beson tek Komisioni i Apelit të UEFA-s. Reagimi

Skënderbeu nuk beson tek Komisioni i Apelit të UEFA-s. Reagimi

22:22, 26/04/2018

Klubi i Skënderbeut ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp, pas seancës së sotme dëgjimore, në Komisionin e Apelit në UEFA.

Siç shkruhet nga klubi korçar, përfaqësuesit e tyre ligjorë kanë argumentuar para trupës gjykuese mospërfshirjen dhe pafajësinë e klubit.

Gjithsesi, tek Skënderbeu shprehen mosbesues edhe në këtë nivel të organeve gjykuese, dhe do të kërkojë ta çojë çështjen deri në CAS, edhe pas vendimit të Komisionit të Apelit.

Deklaratë për shtyp!

“Sot, më datë 26.04.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin e apelit pranë UEFA-s, lidhur me dënimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ me përjashtim për një periudhë 10 vjeçare nga kompeticionet europiane dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro nga komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.

Përfaqësuesit tanë ligjorë, kanë argumentuar sërish para trupave gjykuese të UEFA-s mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Në seancën e zhvilluar sot në Lozanë, para panelit kanë dëshmuar pjesëtarë të stafit drejtues, lojtarë aktualë dhe ish lojtarë të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë ekzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organeve gjykuese, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ rikonfirmon edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të procesit dhe shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultatet e pritura në CAS, (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv)”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco