Tifozët e Liverpoolit në alarm: Kujdes nga huliganët e Romës!

Tifozët e Liverpoolit në alarm: Kujdes nga huliganët e Romës!

19:20, 26/04/2018

Tifozët e Liverpoolit janë në rrezik për jetën në Romë. Këtë gjë sot e kanë deklaruar edhe autoritetet angleze dhe qeveritare, të cilët i kanë dërguar letra tifozëve të Liverpoolit se ultrasit e Romës mund të çmenden dhe të ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Këta ultras kanë histori të dhunës ndaj tifozëve kundërshtarë, sidomos në “Stadio Olimpico”.

Liverpooli do ta vizitojë Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.

Tifozët e Romës ushtruan dhunë edhe ndaj tifozëve jo ultra të “The Reds” në Liverpool, duke bërë që policia angleze të arrestojë disa prej tyre.

Madje disa prej tyre kishin edhe çekan nëpër duar!

Historia e dhunës e tifozët daton edhe më herët, në finalen e Kupës Europiane të vitit 1984, kur tifozët e Liverpoolit ishin sulmuar dhe rrahur brutalisht nga italianët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco