Zbardhet axhenda e Juves dhe Napolit, shihni se çfarë do të bëjnë në dy ndeshjet e fundit

Zbardhet axhenda e Juves dhe Napolit, shihni se çfarë do të bëjnë në dy ndeshjet e fundit

18:37, 26/04/2018

Në dy ndalesat e fundit të kampionatit sfidat e Juventusit dhe Napolit do të luhen në të njëjtin orar.

Ky është vendimi që kanë marrë drejtuesit e Ligës së Serisë A, duke mirëpritur pjesërisht kërkesën e të kaltërve.

Më konkretisht, vendimi i marrë nga Liga lidhet vetëm me ndeshjet e skuadrës së Allegrit dhe Sarrit.

Për të evituar parregullsi edhe në zonën Champions dhe Europa League do të programohen orare për ndeshje paralele sipas objektivave të ndryshme në klasifikim.

Në këtë mënyrë, kalendari do të jetë i tillë, Roma-Juve dhe Sampdoria-Napoli, ndeshjet e javës së 37-të, do të luhen të dyja në orën 20.45, të dielën e 13 majit. Mbrëmje kjo që mund të rezultojë vendimtare për titullin e Serisë A.

Më pas, si bardhezinjtë ashtu edhe të kaltrit për ndeshjet e fundit të kalendarit do të përballen respektivisht me Veronën dhe Crotonen.

Napoli u kishte bërë kërkesë drejtuesve të Ligës që ndeshjet e katër javëve të fundit të luheshin njëkohësisht, por kërkesa e tyre është shtyrë për të mos shkaktuar kaos me transmetimet e parashikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco