Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Ibrahimoviç befasohet nga vendimi i Suedisë

Ibrahimoviç befasohet nga vendimi i Suedisë

16:50, 26/04/2018

Një nga çështjet që qarkullonte kohëve të fundit në botë, kishte të bënte me pjesëmarrjen apo jo të Zllatan Ibrahimoviç në Botërorin “Rusi 2018”.

Është vetë Federata Suedeze e futbollit, që sqaron se trajneri Johanson nuk do ta ketë pjesë të skuadrës 36-vjeçarin me kombëtaren.

Ibra u tërhoq nga Kombëtarja në qershor të vitit 2016. Një vit më parë pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit, ndërsa pak javë më parë prishi kontratën me “Djajtë e Kuq” për t’iu bashkuar skuadrës kaliforniane, Los Angeles Galaxy.

Kohët e fundit e kishte lënë ta hapur mundësinë e rikthimit në kombëtare për të marrë pjesë në Botëror, një iniciativë kjo e bërë publike prej tij pa u konsultuar me trajnerin e Suedisë apo me drejtuesit e federatës, të cilët vendosën përfundimisht mosgrumbullimin e tij në Botëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco