Skuadra siguron kalimin në Serie B, shikoni reagimin e Del Pieros

Skuadra siguron kalimin në Serie B, shikoni reagimin e Del Pieros

11:07, 26/04/2018

Skuadra e parë që ka siguruar matematikisht kalimin nga Serie C në Serie B ka qenë Padova e trajnerit Perpaolo Bisoli.

Trajneri 51-vjeçar, që ka marrë drejtimin e ekipit vitin e kaluar, ka arritur të sigurojë ngjitjen në kategorinë e dytë të futbollit italian dy javë para fundit të kampionatit falë humbjes së pësuar nga Reggiana në fushën e Albinolefe.

Kthimi në Serie B pas katër vitesh, gjatë të cilëve Padova kishte përfunduar në kategorinë e amatorëve, është festuar edhe nga Alessandro Del Piero, i cili ka luajtur me këtë ekip nga 1991-shi deri në 1993-in para se të transferohej tek Juventus.

Ish-kapiteni i bardhezinjve e ka festuar këtë arritje me një mesazh të postuar në profilin e tij në Twitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco