Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pas Skënderbeut, UEFA përjashton një tjetër klub të madh nga garat europiane

Pas Skënderbeut, UEFA përjashton një tjetër klub të madh nga garat europiane

13:10, 25/04/2018

UEFA ka dënuar ashpër klubin e njohur grek, Panathinaikos.

Më 12 dhjetori të vitit 2017, Dhoma Gjyqësore e Kontrollit Financiar (CFCB), mori një vendim për klubin grek lidhur me detyrimet financiare të vonuara.

Klubi grek shkeli rregulloren e UEFA-s, për vonesën e licencimit dhe pagesave.

Kështu UEFA, ia ka dhënë një dënim Panathinaikosit, skuadër kjo e cila nuk do të ketë të drejtë të luajë në garat europiane për tri sezone (2018/19, 2019/20 dhe 2020/21).

 “Për rrjedhojë, Dhomat Gjyqësore urdhëroi që klubi i Panathinaikosit të përjashtohet nga garat europiane për tri vite rresht si dhe të paguaj plotë 200 mijë euro”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco