Të gjithë myslimanët e adhurojnë, por Meka ka një befasi të madhe për Salah

Të gjithë myslimanët e adhurojnë, por Meka ka një befasi të madhe për Salah

12:49, 25/04/2018

Yllit mysliman të Liverpoolit, Mohamed Salah, iu është ofruar një parcelë tokë në qytetin e shenjtë të Mekës, si shpërblim për lojën e tij të mrekullueshme.

Nënkryetari i Mekes, Fahad Al Rooqi i ofroi një shpërblim egjiptianit, duke thënë se janë disa mënyra se si ai mund ta shfrytëzoj tokën.

“E gjitha varet nga lojtari dhe nga rregullat. Në rast se puna ia lejon të ketë tokë në Meke, ai mund ta mbajë. Ai po ashtu mund të ndërtoj xhami aty, apo të hapë fondacion bamirësie, apo mund ta shesë tokën dhe t’i mbajë të hollat,” tha Al Rooqi.

“Kjo dhuratë është nderim për yllin egjiptian i cili njihet për moralin e tij të lartë dhe karakterin e tij prej bamirësi. Kjo dhuratë është gjithashtu mirënjohje për kontributin e tij si ambasador i tolerancës fetare, dhe se ka shërbyer si model pozitiv për myslimanët e Britanisë. Ne jemi shumë krenar me të,” tha Al Rooqi.

Salah është bërë hero kombëtar dhe ka marrë edhe famë ndërkombëtare sajë lojës së tij të jashtëzakonshme dhe bujarisë së tij.

Ai ka kaluar të gjitha parashikimet kur e mbylli sezonin me 43 gola në 47 ndeshje në Premierë Ligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco