A do përsëritet përmbysja si ndaj Barçës? Klopp befason më përgjigjen

A do përsëritet përmbysja si ndaj Barçës? Klopp befason më përgjigjen

08:17, 25/04/2018

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës.

Anglezët fituan me rezultat 5-2 në fushën e tyre me dy gola të pësuar në minutat e fundit.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka komentuar ndeshjen duke thënë se kishin mundur të shënojnë më shumë.

“Djemtë kanë bërë shumë mirë dhe tani do të përpiqemi të fitojmë edhe në Romë, kemi shënuar pesë gola, por ne mund të kishim shënuar shumë më tepër”, tha trajneri i Liverpoolit.

Ai është pyetur për mundësinë e rikthimit të romakëve si në ndeshjen me Barcelonën.

“E di se tani nuk duket një rezultat i mirë duke pranuar dy gola në minutat e fundit, por nesër do të shohim se është shumë pozitive. Ne jemi Liverpool dhe jo Barcelona dhe klubi gjithmonë duhet të kalojnë nëpër rrugë të komplikuara,” ka thënë me shaka trajneri gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco