VIDEO/ Përgjaket gjysmëfinalja me Romën, theret me thikë një tifoz i Liverpolit

VIDEO/ Përgjaket gjysmëfinalja me Romën, theret me thikë një tifoz i Liverpolit

23:11, 24/04/2018

Një tifoz i Liverpoolit raportohet të jetë goditur me thikë pranë stadiumit “Anfield Road” në prag të ndeshjes së sotme ndaj Romës.

Tifozi thuhet të jetë sulmuar pranë të famshmit The Albert Pub, pak momente përpara ndeshjes.

“Daily Star” raporton se incidenti ka ndodhur në pjesën mbrapa tribunës kryesore të stadiumit pas përplasjes mes tifozerive rivale.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka trajtuar të plagosurin, i cili raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco