Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Reagon ‘Shoqata e Arbitrave’, pasi Erjon Braçe qëlloi gjyqtarin me çakmak

Reagon ‘Shoqata e Arbitrave’, pasi Erjon Braçe qëlloi gjyqtarin me çakmak

13:38, 24/04/2018

Pas denoncimit se deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka qëlluar me çakmak arbitrin e ndeshjes ditën e sotme ka reaguar Shoqata e Arbitrave Shqiptarë.

Në një reagim për mediat ky institucion ka dënuar ashpër veprimin aspaktë hijshëm të Erjon Braçe që njëkohësisht është tifoz i Partizanit.

Ja reagimi i plotë:

“Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagon për veprimin antisportiv dhe aspak fair nga ana e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Erjon Braçe i cili në përfundim të ndeshjes Partizani-Skënderbeu e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore ka goditur nga tribuna me një objekt arbitrin kryesor të takimit, në momentin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.

Shoqata e Arbitrave dënon një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit, në drejtim të arbitrave, dhe njëherësh bën apel për më shumë gjakftohtësi dhe vetëkontroll, jo vetëm në këtë periudhë të mbetur ndeshjesh, por edhe në vijimësi. Ngjarja e fundit ishte e shëmtuar, aq më shumë kur të tilla veprime vijnë nga tribuna VIP. Të tilla situata nuk i përkasin aspak futbollit, dhe për më tepër marrin një simbolikë antisportive kur ideohen dhe kryhen nga një përfaqësues i ligjit”, thuhet në reagimin zyrtar.

 

Kujtojmë që Skënderbeu fitoi 1-0 përballë Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco