"Do kthehesha që nesër nëse Barça do të më telefononte”, deklarata surprizë!

11:06, 24/04/2018

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves ka thënë se ai do të rikthehej që nesër te Barcelona nëse gjiganti katalunas do ta kontaktonte atë.

Alves ju bashkua superfuqisë së Ligue 1, PSG, në vitin 2017 dhe 34 vjeçari refuzoi që të hedhë poshtë një rikthim te Barcelona.

“Barcelona është shtëpia ime. Është e pamundur të them se nuk do të kthehesha. Unë do të kthehesha që nesër nëse Barca do të më telefononte”, tha fillimisht ai.

“U largova me dhimbje nga Barcelona sepse kam luftuar shumë për të krijuar atë histori atje. Jam larguar me 23 tituj në tetë vjet”.

“Ata kanë dashur që të organizojnë një lamtumirë solemne për mua dhe unë refuzova, sepse e konsideroj atë si një shtëpi të përjetshme dhe kur një vend konsiderohet si shtëpi për ju, s’keni nevojë që të thoni ‘lamtumirë’”.

“Cila është poenta e lamtumirës nëse mendon të rikthehesh?”, përfundoi Alves për Globo Tv.

Braziliani u largua nga Barcelona për të kaluar te kampioni i Italisë, Juventusi në vitin 2016, pasi fitoi plot 23 tituj në Camp Nou.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco