VIDEO/ Pas fitores me Juventusin, napoletanët festojnë sikur kanë fituar titullin kampion

VIDEO/ Pas fitores me Juventusin, napoletanët festojnë sikur kanë fituar titullin kampion

23:05, 22/04/2018

Një pikë, kaq është diferenca në Serie A mes kryesuesit dhe vendit të dytë, pas fitores së madhe të Napolit në “Allianz Stadium”.

Napoli e ka mposhtur 1-0 Juventusin në “Allianz Stadium” për të rihapur seriozisht garën për titull.

Ishte Kalidou Koulibaly ai që shënoi për miqtë në minutën e 90-të, gol që mund ta ketë vlerën e titullit e jo vetëm të tri pikëve.

Me këtë fitore, Napoli i është afruar Juventusit në vetëm një pikë, 84 me 85, çka do të thotë se është rihapur seriozisht gara për titull, pasi deri në fund të edicionit, Juve do të luajë dy ndeshje shumë të vështira, me Interin dhe Romën.

Pas ndeshjes, lojtarët e Napolit dhe i gjithë stafi kanë festuar në dhomat e zhveshjes si të çmendur, pasi tashmë e dinë se gara për titull është rihapur seriozisht dhe se mund të vazhdojnë të ëndërrojnë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco