Rivaldo: Neymar s’mund ta fitojë kurrë ‘Topin e Artë’ nëse...

Rivaldo: Neymar s’mund ta fitojë kurrë ‘Topin e Artë’ nëse...

22:24, 22/04/2018

Numri 10 i Brazilit në Kupat e Botës 1998 dhe 2002, Rivaldo, ka këshilluar yllin aktual të përfaqësueses amerikano-latine, Neymar, të largohet nga PSG dhe të rikthehet në Spanjë.

Ish-lojtari i Barcelonës pretendon se nëse Neymar kërkon të fitojë “Ballon d’Or”, atëherë duhet të largohet nga kampionati francez për të mirën e tij, dhe Real Madrid mund të jetë rruga e duhur.

“I kam thënë se mund të bëhet më i miri në botë,” shprehet ai për “GloboEsporte”.

“Por besoj se nëse qëndron te PSG, nuk do të jetë asnjëherë më i miri. Futbolli i duhur për të është ai spanjoll. Është e vështirë. Jam duke folur për futbollin, për kompeticionin. Rikthimi te Barcelona është i vështirë për shkak të situatës së tij. Por mendoj se ai ka një mundësi të mirë te Real Madridi. Aty ai mund të bëhet më i miri në botë”, deklaroi Rivaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco