Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vetëm këto 8 ekipe e kanë mundur Juventusin në ‘Allianz Stadium’

Vetëm këto 8 ekipe e kanë mundur Juventusin në ‘Allianz Stadium’

20:37, 22/04/2018

Napoli do të përballet me Juventusin në një takim thuajse deçiziv për fatet e titullit kampion, pasi vetëm fitorja do të mbante në lojë skuadrën e Sarrit.

Gjithsesi napolitanët janë të vetëdijshëm se në “Allainz Stadium”, janë shumë të pakta skuadrat që kanë arritur të dalin triumfuese.

Stadiumi i inauguruar më 8 shtator të 2011-ës, në një miqësore mes Juventusit dhe Notts Countyt, ka shërbyer si një fortesë mjaft e mirë për bardhezinjtë.

Që nga ajo periudhë dhe deri tani, vetëm 8 skuadra kanë arritur të fitojnë ndaj Juventusit në atë stadium, ndonëse janë luajtur mbi 150 takime në këto 7 sezone.

Skuadra e parë që shtangu bardhezinjtë në shtëpinë e re, ishte Interi, më 3 nëntor të 2012-ës, teksa skuadra që drejtohej nga Stramaccioni triumfoi 1-3 me përmbysje.

Më pas kanë qenë Sampdoria, Fiorentina, Bayern Munchen me Mandzukic dhe Udinese që kanë shtuar emrin mes këtyre 8 skuadrave.

Këtë sezon kanë ardhur dy humbje të tjera, fillimisht nga Lazio në fazën e parë, me bardhekaltrit që triumfuan me rezultatin 1-2 dhe së fundi para pak ditësh 0-3 nga Reali i Madridit, në çerekfinalet e Championsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco