Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Juventus-Napoli, formacionet zyrtare. Luhet gjithçka për titullin e Serie A

Juventus-Napoli, formacionet zyrtare. Luhet gjithçka për titullin e Serie A

20:17, 22/04/2018

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Juventusit e Napolit, e vlefshme për javën e 34-t të Serie A.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për titullin në kampion në Itali.

Juventusi kryeson me 85 pikë, ndërsa Napoli ndodhet në vend të dytë me 81, vetëm me 4 pikë diferencë.

Nëse Juventusi fiton do t’i afrohej edhe më shumë titullit, por nëse Napoli ndal ekipin e Allegrit, atëherë gara për titull do të bëhej edhe më e nxehtë, sidomos kur dihet se skuadra bardhezi deri në fund të këtij sezoni do të luajë me Interin, Milanin e Romën.

Dueli mjaft i rëndësishëm për titullin e Serie A do të luhet në orën 20:45 në “Allianz Stadium” të Torinos dhe tashmë janë gati formacionet zyrtare.

Formacionet

Juventus: Buffon; Howedes, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; D. Costa, Higuain, Dybala

Napoli: Reina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Mario Rui; Hamsik, Jorginho, Allan; Callejon, Mertens, Insigne

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco