Rekord kuqezi në Serie A/ Nuk kishte ndodhur kurrë kjo që bënë Gjimshiti, Berisha, Ajeti e Strakosha

Rekord kuqezi në Serie A/ Nuk kishte ndodhur kurrë kjo që bënë Gjimshiti, Berisha, Ajeti e Strakosha

17:17, 22/04/2018

Surpriza më e madhe e javës së 34-t të Serie A pa diskutim që ishte fitorja 1-0 e Beneventos në “San Siro” kundër Milanit, shkruan SYRI.net.

Edhe pse Benevento matematikisht ka rënë nga elita e futbollit italian, ajo që bënë dje Berat Gjimshiti me shokët e tij do të mbetet në historinë e futbollit italian.

Mbrojtësi shqiptar ishte ndër më të mirët në fushë, i vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane.

Gjimshiti dhe Benevento e tij i bënë në një farë mënyre nder Atalantës së Etrit Berishës, e cila me fitoren e sotme 2-1 në shtëpi me Torinon ka parakaluar Milanin në renditje dhe momentalisht ndodhet në Europa League.  

Por nuk mbaron me kaq, suksesi i kuqezinjve të Serie A sot ka qenë i paparashikueshëm. Edhe Arlind Ajeti me Crotonen e tij fitoi në transfertë 2-1 me Udinesen, duke rritur shanset për mbijetesë.

Qendërmbrojtësi kuqezi u fut në fushën e lojës në minutën e 37-të, duke kontribuuar në “mrekullinë” e Crotones.

Ashtu siç pritej, Lazio ka siguruar 3 pikë të tjera në garën për një biletë Championsi, duke fituar thellë 4-0 në “Olimpico” me Sampdorian. Thomas Strakosha e ruajti të paprekur rrjetën e tij.

Pra, si asnjëherë tjetër në elitën e futbollit italian, shqiptarët fitojnë të gjithë. Gjimshiti, Berisha, Ajeti e Strakosha korrin sukses, duke u buzëqeshur fati me ekipet e tyre italiane, por pse jo, duke lartësuar futbollin tonë.

Kjo javë e 34-t do të mbahet mend gjatë, pasi përveçse është hera e parë e një triumfi totalisht kuqezi në Serie A, nuk dihet se kur mund të ndodhë përsëri.

/ Florian Behlula / SYRI.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco