Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Fernando Alonso “lamtumirë” McLaren në fund të sezonit

Fernando Alonso “lamtumirë” McLaren në fund të sezonit

09:07, 22/04/2018

Fernando Alonso është gati të largohet nga McLaren në fund të këtij sezoni, lajm që konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Diario Gol”, që e sheh dy herë kampionin e botës në Formula 1 larg nga makina britanike.

Sipas mediave spanjolle, Alonso ndihet i lodhur nga fakti se skuadra nuk është në gjendje t’i japë një makinë të aftë për të dueluar për titullin kampion, një makinë që të duelojë së bashku me Ferrari, Mercedes dhe Red Bull për fitore.

Pavarësisht se Alonso mund të largohet nga McLaren, ai do të vazhdojë të qëndrojë në Formula 1, pasi janë të shumtë pilotët që pritet të ndryshojnë makinë në fund të këtij sezoni.

Aktualisht janë mjaft pilotë “big” që nuk e kanë rinovuar kontratën, si Lewis Hamilton, Valtteri Bottas, Kimi Raikkonen, Daniel Ricciardo e Carlos Sinz.

Pra, sezonin tjetër mund të ketë surpriza në transferimin e pilotëve dhe spanjolli mund të gjejë një makinë kompetitive për titull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco