FOTO/ Filloi në Durrës, Kampionati Botëror i Shkollave të Shahut

FOTO/ Filloi në Durrës, Kampionati Botëror i Shkollave të Shahut

08:32, 22/04/2018

Filloi në Durrës, Kampionati Botëror i Shkollave 2018. Mes 387 pjesëmarrësve nga 40 vende të botës, shkolla shqiptare e shahut në përpjekje për t'u ringritur, përfaqësohet me 64 vajza dhe djem në të 6 seksionet respektive.

Bie në sy pjesëmarrja e larte e lojtarëve nga shkolla të konsoliduara të shahut, të cilat tashme dominojnë arenën ndërkombëtare apo që në sportin e shahut po përjetojne "bum" masivizimi dhe cilësie.

Kazakistani garon me 52 lojtarë, Sri Lanka me 37, Turqia me 32, Mongolia me 29, Russia dhe India me 21, Rumania dhe Azerbajxhani me 16, Polonia me 12 lojtarë etj.

Sot zhvillohet raundi i dytë. Rezultatet teknike mund t'i shikoni në chess-Results Server Chess-Results.com. Mjafton të klikoni ALB dhe më pas në seksionet përkatese sipas grupmoshave.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco