Barcelona i ofron Liverpoolit blerjen e bujshme për të transferuar Salah

Barcelona i ofron Liverpoolit blerjen e bujshme për të transferuar Salah

17:15, 21/04/2018

Barcelona e do Salahun në “Camp Nou” dhe i ka propozuar Liverpoolit një shkëmbim me Debelen. Forma fantastike e egjiptianit, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, mesin e tyre Real Madridi e Barcelona.

Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Barcelona i ka propozuar Liverpoolit një shkëmbim Ousmane Dembele-Mohamed Salah.

Interesimi i Barçës ka ardhur me kërkesë të Lionel Messit, që mendon se 25 vjeçari mund t’i japë shumë skuadrës së Ernesto Valverdes sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu ditë më parë është raportuar se edhe Philippe Coutinho, që u transferua në janar në Spanjë, e ka telefonuar egjiptianin duke i kërkuar që t’i bashkohet atij te Barcelona.

41 gola në të gjitha garat, 31 në Premierligë – Mohamed Salah po shijon një sezon ëndrrash me fanellën e Liverpoolit, i cili theu rekord me golin kundër WBA-së duke shkruar emrin në librat e historisë për t’iu bashkuar Ronaldos, Shearer e Suarez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco