Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Strakosha i pafat, Lazio thërret portierin e dytë

Strakosha i pafat, Lazio thërret portierin e dytë

11:15, 21/04/2018

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, nuk është stërvitur me ngarkesë të plotë në dy seancat e fundit stërvitore te Lazio.

La Gazzetta dello Sport shkruan se portieri shqiptar ka një problem muskular që e shqetëson prej kohësh, megjithatë i duhet të shtrëngojë dhëmbët, sepse jemi në pjesën përfundimtare të sezonit dhe Lazio ka objektivin e madh të kualifikimit në Champions League.

Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi mund të vendosë ta lërë pushim Strakoshën, duke aktivizuar në vend të tij Guido Guerrierin, ish-portier i skuadrës të të rinjve.

Vendimi do të merret në orët e ardhshme, pas konsultimit me stafin mjekësor, për të përcaktuar se kush do të mbrojë portën në ndeshjen kundër Sampdorias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco