Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Volejboll/ Erzeni mposht Partizanin, shumë pranë titullit kampion

Volejboll/ Erzeni mposht Partizanin, shumë pranë titullit kampion

12:10, 20/04/2018

Ekipi i volejbollit të Erzenit ka mundur përsëri Partizanin 3 me 2 në ndeshjen e dytë të vlefshme për “play off”.

Me këtë fitore shijakasit e shikoj vetën një hap larg shpalljes kampion për këtë sezon.

Në Akademinë Dhimitraq Goga ,

Seti i parë nisi mirë për Partizanin i cili u hodh në sulm pas disa gabimeve të Erzenit, por shijakasit rikuperojnë shumë shpejt duke barazuar 14 me 14.

Në fund Partizani tregohet më i kujdesshëm dhe e fiton setin e parë 26 me 24.

Pas humbjes së setit të parë të dytin Erzeni e nis duke u shkëputur me pikë e detyruar trainerin e Partizanit Ylli Tomorri të kërkoj pushimin e parë në këtë set.  Por pavarësisht kësaj të besuarit e Arben Sakos marrin në dorë frenat e lojës duke e fituar setin 25-19 e çuar në barazim setet.

Seti i tretë nis i ekuilibruar, por në fund Partizani e fiton edhe këtë set 25 me 19.

Seti i katërt nis me një lojë të shpejtë nga Shijakasit që shënojnë 6 pikë rresht duke mos i lënë mundësi reagimi miqve. Erzeni tregohet më agresiv dhe energjik duke e çuar rezultatin në 24 me 23.

Kur gjithçka është e barabartë me sete 2 me 2 ai finali flet vetëm për Erzenin. I gjithë ekipi mobilizohet duke sulmuar fort e mbrojtur mirë. Partizani s’ka fuqi reaguese përballë sulmit duke ia bërë më të lehtë fitoren e setit Erzenit dhe të gjithë ndeshjes. 3 me 2 i njëjti rezultat si ai në Tiranë.

Tashmë shijakasit e kanë vendosur në akull shampanjën duke pritur ndeshjen e 28 Prillit në Feti Borova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco