Nuk është Lazio, Igli Tare tregohet i sinqertë: Ja klubi i zemrës, kur isha fëmijë...

Nuk është Lazio, Igli Tare tregohet i sinqertë: Ja klubi i zemrës, kur isha fëmijë...

10:49, 20/04/2018

Rruga drejt suksesit kalon nga sakrifica”. Kjo është shprehja kryesore e një njeriu si Igli Tare, i cili ka lënë gjurmë me karrierën e tij kudo ku është bërë protagonist.

Aktualisht drejtori sportiv i Lacios ka rrëfyer gjithçka në një intervistë për gazetaren Jona Spahiu në emisionin “Pa filtër” në “Digit Alb”.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka befasuar të gjithë kur ka rrëfyer skuadrën e zemrës.

“Nuk kam mbajtur. Isha marrëzisht i dashuruar me Milanin e famshëm të Sakit, me Van Vasten, Gulit, Rajkard. Ka qenë epokë e artë e Milanit. Jam rritur me mitin e Van Bastenit si qendërsulmues”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco