Igli Tare: Kam një ëndërr, por në qoftë se e realizoj vë gjithçka në rrezik

Igli Tare: Kam një ëndërr, por në qoftë se e realizoj vë gjithçka në rrezik

10:16, 20/04/2018

Igli Tare në një rrëfim të gjatë për “Digitalb” shpreh të gjithë ambiciet dhe projektet e tij.

Ai nuk harron të përmendi as sesi ka arritur deri aty, apo paragjykimet për origjinën e tij. Tare, është vlerësuar me çmime të shumta prestigjoze për punën e tij si drejtor sportiv te Lacio.

Ai shpeshherë etiketohet si një ambasador i mirë i shqiptarëve në futbollin italian.

“Jam paragjykuar shpeshherë se kam sjellë shqiptarë në ekip. Strakosha në fillim te moshat e më pas Cana e Berisha. Unë nuk bëj dallime, një shqiptar dhe një brazilian për mua janë njësoj. Kam pasur dëshirë t’u jap mundësi shqiptarëve sepse e di sa e vështirë ka qenë për ata. Jam i kënaqur sepse zgjedhjet që kam bërë më kanë konfirmuar se unë nuk kam gabuar. Ata gjithashtu kanë transmetuar një imazh të mirë të shqiptarëve”, shprehet Tare.

Është folur shpesh për një rikthim të Tares në Shqipëri me një pozicion të rëndësishëm. Ai e komenton kështu: “Është një nga ëndrrat e mia të kthehem në Shqipëri dhe të jap kontribut për vendin tim, por në mes ka shumë vështirësi”.

“Duhet të jenë kushte të përshtatshme pasi niveli në vendim tim është larg nga ku duhet të jetë. Nese unë vendos të kthehem një ditë, do të vija në rrezik gjithçka kam ndërtuar këtu, megjithëse do me pëlqte kjo”, deklaroi Tare.

Ish-futbollisti i kombëtares sonë cilësohet si një nga drejtorët sportiv më të aftë në Itali./ Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Tare Dv 21/04/2018 09:18

Endra ime eshte te behem kryeminister i Shqiperise. U bë Rama pa bere asnje kosh. Imagjino une kam bere gjithe ato gola.

Shto koment

Denonco