Shkëmbim lojtarësh/ United ofron De Gean për të transferuar këtë lojtar të Realit

Shkëmbim lojtarësh/ United ofron De Gean për të transferuar këtë lojtar të Realit

13:59, 16/04/2018

Unitedi është gati të heq dorë nga De Gea, por vetëm nëse Reali lejon që Isco të transferohet në “Old Trafford”.

David de Gea është objektivi kryesor i Real Madridit për portën për sezonin e ardhshëm, pasi Los Blancos nuk janë të sigurt me Keylor Navas, që vazhdon të kritikohet pas atij goli që pësoi në Ligën e Kampionëve nga Juventusi.

“Don Balon” raporton se “Djajtë e Kuq” janë duke shikuar mundësinë që të shkëmbejnë De Gean me Iscon, ky i fundit është duke menduar seriozisht largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Isco ishte titullar në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Malagas, ku edhe shënoi gol, por nuk është i lumtur me minutat që ka në dispozicion, sidomos në ndeshje të rëndësishme, andaj edhe mund të largohet gjatë verës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco