Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Vidal operohet para ndeshjes me Realin, konfirmohet: Mungon ndaj...

Vidal operohet para ndeshjes me Realin, konfirmohet: Mungon ndaj...

13:03, 16/04/2018

Arturo Vidal do t’i nënshtrohet një operacioni në gju para ndeshjes me Real Madridin.

Është klubi gjerman që konfirmoi lajmin se Vidal do të mungojë të martë mbrëma në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusenit, shkruan SYRI.net.

Por gjithashtu Vidfal do të humbë edhe ndeshjen e parë ndaj Realit e cila do të luhet javën e ardhshme. Kiliani e ka të pamundur për tu rikthyer shpejt nga ky dëmtim.

" Arturo ka një dhimbje në gjurin e tij. Kjo e pengon atë që të luajë. Ai tashmë është duke shkuar në Augsburg (tek Dr Ulrich Boenisch, Ed.). Ai ka nevojë për kirurgji me vrima në gjurin e tij. Arturo patjetër do të jetë jashtë për një kohë të pacaktuar. ", thuhet në reagimin zyrtar të Bajernit.

“Artruo Vidal ka një dëmtim në gju. Ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël. Arturo është një luftëtar, besoj se do të shërohet mirë ", deklaroi Heynckes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco