A do të mungojë në Botëror? Flet super ‘ylli’ i Gjermanisë

A do të mungojë në Botëror? Flet super ‘ylli’ i Gjermanisë

12:12, 16/04/2018

Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga starti i Kupës së Botës, Mario Götze rrezikon të lihet jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për në Botërorin e Rusisë.

Një mision shumë i vështirë për mesfushorin e Borussia Dortmund i cili nuk u thirr gjatë miqësoreve të fundit në mars, shkruan SYRI.net.

Megjithatë, gjermani (63 ndeshje, 17 gola) ende beson në shanset e tij për pjesëmarrje në Kupën Botërore 2018.

"Trajneri më ka njohur për shumë vite dhe e di se cilat janë cilësitë e mia. Unë nuk dua ta humb Botërorin. Unë kam pjekur dhe tashmë kam përvojë në këtë kompeticioni kaq të rëndësishëm. Unë e di që pesë ndeshjet e ardhshme të Bundesligës janë shumë të rëndësishme për mua, por ato nuk janë të vetmit që vendosin nëse do të shkoj në Rusi apo jo, "tha ai për “Bild”.

Mario ka humbur shkëlqimin dhe nuk po gjen formën e mëparshme që pas diagnostikimit me problemet hormonale që kishte.

/ SYRI.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco