Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Klopp: Mos e krahasoni Salah me Messin sepse...

Klopp: Mos e krahasoni Salah me Messin sepse...

08:50, 18/03/2018

Mohamed Salah është duke kaluar një formë të mrekullueshme me Liverpoolin, ku deri më tani ka shënur 28 gola vetëm në kampionat.

Në ndeshjen e fundit kundër Watford ai shënoi 4 gola.

Trajneri i Liverpool u shpreh se ai nuk duhet që të krahasohet me Messin pasi kjo është në dëm të tij.

“Po unë mendoj se Salah është rrugës për t’u bërë më i miri, kjo është gjë e mirë. Por, nuk besoj se Mo dëshiron që të krahasohet me Messin. Lojtari i fundit që kam parë që të ketë aq influencë sa (Messi) në një ekip ka qenë Maradona kështu që ai është një tjetër argjentinas.

Mo është fantastik, dhe ka mjaft cilësi, këto cilësi duhet ti shfaqësh në mënyrë të vazhdueshme dhe ai po e bën këtë dhe kjo është fantastike për ne”, u shpreh Jurgen.

/Ariglon Pali/Syri.net/

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco