Maldini e sheh Milanin në Champions. Për titullin në Serie A i jep këtë mesazh Napolit

Maldini e sheh Milanin në Champions. Për titullin në Serie A i jep këtë mesazh Napolit

19:08, 13/03/2018

Paolo Maldini beson se Milani është mbase më i miri në mesin e atyre që luftojnë për vend të katërt në Serie A, si dhe i ka bërë thirrje Napolit të mos dorëzohet në luftë për titull.

Legjenda e Milanit ka folur për “Sky Sports” në lidhje me Serie A, pas një ceremonie ku atij iu dedikua një pllakë në “Walk of Fame”.

“Pas një fillimi të vështirë, Milani mbase është më i miri në mesin e klubeve që e ndjekin vendin e katërt”, ka thënë Maldini.

“Prandaj mendoj se është e drejtë për ta të mendojnë se mund të futen në Ligë të Kampionëve, sepse rezultatet e caktuara vijnë vetëm duke besuar. Kjo do të thotë se duhet të luftosh deri në fund për çdo mundësi”, ka shtuar ai.

Ai thotë se e njëjta vlen edhe për titullin në Serie A. “Edhe Napoli duhet të luftojë deri në fund për titullin kampion, edhe pse do t’i duhet të përballet me një konkurrencë mjaft të fortë me Juventusin”, deklaroi legjenda e Milanit dhe e Kombëtares italiane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>