Trajneri i Barcelonës tregohet i kujdesshëm për sfidën me Chelsean

Trajneri i Barcelonës tregohet i kujdesshëm për sfidën me Chelsean

18:36, 13/03/2018

Barcelona nesër do të pres Chelsean në “Camp Nou”, ku vetëm njëra nga këto dy skuadra do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, gjatë konferencës së sotme për mediat tha se të dy skuadrat kanë lojtarë të mëdhenj dhe beson se detajet në fushë do të vendosin fituesin.

“Ne do të shikojmë lojën tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në detaje të vogla, të cilat mund të jenë vendimtare, sepse niveli i lojtarëve është shumë i madh”, tha Valverde.

Ndeshja e parë në Londër ka përfunduar barazim 1:1 dhe katalanasit duken më të favorizuar, pasi i kualifikon edhe një rezultat 0-0.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco