Panucci merr lajmin e keq/ Mesfushori do të operohet, humb miqësoren e Kombëtares

Panucci merr lajmin e keq/ Mesfushori do të operohet, humb miqësoren e Kombëtares

17:31, 13/03/2018

Amir Abrashit iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 29-të, në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Hertës së Berlinit, për shkakun e një dëmtimi.

Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave, ka zbuluar më mirë dëmtimin e tij.

Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Mesfushori do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Image

Ai ka qenë një pikë kyçe për formacionin e Freiburgut dhe rikthimi i tij pas këtij dëmtimi duket se do të jetë i largët.

Një vlerë e humbur edhe për formacionin e Christian Panuccit, në miqësoren që do të zhvillohet në fund të marsit me Norvegjinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco