Interi gjobitet për koret e tifozëve zikaltër kundër napolitanëve

Interi gjobitet për koret e tifozëve zikaltër kundër napolitanëve

17:10, 13/03/2018

Interi është gjobitur me 10 mijë euro për thirrje anti-napolitane gjatë barazimit pa gola kundër Napolit të dielën mbrëma në “San Siro”.

Gjatë 10 minutave të para të pjesës së parë dhe dytë, monitoruesit kanë dëgjuar një pjesë të përkrahësve zikaltër duke bërë thirrje fyese në baza të origjinës territoriale.

Lega Serie A e ka publikuar sot raportin disiplinor ku mësohet se Interi është gjobitur me 10 mijë euro për thirrje fyese.

Interi është gjobitur edhe me 4 mijë euro të tjera për vonesën e nisjes së ndeshjes për pesë minuta, ndërsa Napoli me 2.500 euro për rolin e tij në këtë vonesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>