E tmerrshme/ Kapiteni i ekipit këput krahun në aksident. Po mbahet nën vëzhgim për jetën

E tmerrshme/ Kapiteni i ekipit këput krahun në aksident. Po mbahet nën vëzhgim për jetën

16:51, 13/03/2018

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur herët në mëngjes në një lagje të qytetit Harare në Zimbabve.

Kapiteni i ekipit të njohur CAPS United, Hardlife Zvirekwi, ka pësuar një aksident ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe u dërgua menjëherë drejt spitalit.

Pas ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij paraqitet e rëndë, por jo vetëm kaq, pasi futbollisti nuk do të ketë më një pjesë të krahut ë majtë e cila u këput gjatë përplasjes.

Edhe nëse ai do të marrë veten, mjekët shprehen se lojtarit i është mbyllur këtu karriera pasi frakturat janë të mëdha.

30-vjeçari nuk është përmendur ende dhe një grup specialistësh janë duke e mbajtur nën vëzhgim.

Kujtojmë që prej vitit 2013, Zvirekwi është pjesë e ekipit Kombëtar të vendit të tij, Zimbabve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>