Kriza e rezultateve, shkarkohet trajneri i lojtarit të Kombëtares

Kriza e rezultateve, shkarkohet trajneri i lojtarit të Kombëtares

16:08, 13/03/2018

Humbja 6-0 ndaj Bayernit në sfidën e fundit të Bundesligës gjermane, u ka vënë kapak të gjithë problemeve që ka skuadra e Hamburgut.

Si të mos mjaftonte situata e vështirë në tabelën e klasifikimit, ku mbijetesa bëhet gjithnjë e më e pamundur, për ekipin e qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, tashmë situata mund të quhet kaotike.

Së pari, për shkak se dy ditë më parë pranë qendrës stërvitore, ultrasit kishin kërcënuar me jetë lojtarët dhe drejtuesit, të cilët i kishin paralajmëruar me një banderolë me përmbajtje të rëndë si dhe me disa kryqe varresh.

Tashmë skuadra ka shkarkuar edhe trajnerin Bernd Holerbah. Ky i fundit, ka qëndruar vetëm 7 javë në krye të ekipit, pa arritur që të përmirësojë situatën.

Trajneri i ekipit të të rinjve do të drejtojë Hamburgun në vazhdim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>